• Green Coast, Palase, ofroj vend pune Operator i Sistemeve te Sigurisë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Eksperienca
vetem me eksperience
0Sig3to.jpeg


Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Operator i Sistemeve te Sigurisë
Departamenti: Sigurisë
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Lloji i punësimit: i Përhershëm

Përmbledhja e Pozicionit:
Operatori i Sistemeve të Sigurisë garanton sigurinë e resortit dhe zonave rezidenciale përmes monitorimit dhe menaxhimit të sistemeve si CCTV, kontrollit të aksesit dhe parandalimit të zjarrit. Ai ndihmon në parandalimin e incidenteve, reagon në situata emergjente dhe bashkëpunon me ekipe të tjera të sigurisë. Përgjegjësitë përfshijnë zbatimin e procedurave, asistencën në kontrollin e hyrje-daljeve dhe patrullimin kur është e nevojshme. Roli kërkon përqendrim, reagim të shpejtë nën presion, komunikim të mirë dhe raportim të saktë të çdo incidenti apo shkeljeje të protokollit.

Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
Kontrolli i Aksesit dhe Hyrje-Daljeve:
  • Përshëndet dhe identifikon vizitorët, punonjësit dhe furnitorët që hyjnë në resort.
  • Ne bashkëpunim me sherbimin e sigurisë, kontrollon dokumentet dhe/ose lejet e hyrjes sipas rregullave të vendosura.
  • Siguron që vetëm personat e autorizuar të hyjnë në zonat e kufizuara të resortit.
  • Kryen inspektime të automjeteve që hyjnë dhe dalin.
  • Lehtëson hyrjen e automjeteve emergjente si ambulanca dhe zjarrfikëse kur është e nevojshme.
  • Mban shënime të sakta për të gjitha hyrjet dhe daljet dhe problematikat me systemin dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Monitorimi i Kamerave dhe Sistemeve të Sigurisë:
  • Mbikëqyr vazhdimisht pamjet e kamerave të sigurisë në kohë reale.
  • Sigurohet që të gjitha kamerat të jenë funksionale dhe raporton çdo defekt për mirëmbajtje.
  • Identifikon dhe raporton çdo aktivitet të dyshimtë, të paautorizuar ose incident.
  • Ruajn të dhënat dhe pamjet relevante për qëllime verifikimi apo hetimi.
Reagimi ndaj Incidenteve dhe Emergjencave:
  • Koordinon me patrullën e sigurisë për veprime të shpejta dhe efektive në rast urgjencash.
  • Lajmeron sherbimin e sigurise per ndërhyrje në raste incidentesh ose konflikte, duke ruajtur rendin dhe qetësinë dhe infromon menjehere Drejtuesit e Sigurise se Resortit dhe nese eshte e nevojshme autoritetet per emergjenca (112).
  • Merr masa të menjëhershme duke ndjekur procedurat nëse identifikohen rreziqe apo sjellje të dyshimta.
  • Informon shërbimin e sigurisë për çdo lëvizje të rëndësishme apo situatë emergjente.
Komunikimi dhe Raportimi:
  • Përdor pajisjet e komunikimit (radio) për të informuar dhe bashkërenduar me shërbimin e sigurisë.
  • Raporton çdo situatë të pazakontë apo shkelje të protokolleve te Menaxheri i Sigurisë.
  • Ruan konfidencialitetin dhe trajton me kujdes informacionin e ndjeshëm që lidhet me sigurinë.
Zbatimi i Politikave të Sigurisë:
  • Ndjek me përpikëri të gjitha protokollet dhe procedurat e sigurisë të vendosura nga resorti.
  • Kontribuon në krijimin e një standardi të lartë sigurie dhe shërbimi ndaj banorëve dhe vizitorëve.
  • Sigurohet që zona hyrëse dhe ambientet përreth të jenë të pastra dhe të sigurta për përdorim.
Kualifikimet e Kërkuara:
  • Preferohet diplomë e shkollës së lartë/profesionale ose minimumi diplomë e shkollës ë mesme
  • Certifikim si punonjës i SHPSF
  • Preferohet përvojë e mëparshme pune në siguri.
Kompetencat Kryesore:
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar sjellje të dyshimta.
  • Aftësi për të qendruar në këmbë për periudha të gjata.
  • Preferohen aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit dhe njohuri në programe për përpunimin e imazheve dhe të dhënave
Kushtet e Punës:

Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke
dërguar CV-në tuaj në adresën e e-mail: hr@balfinassetmanagement.al;
dhe kontakt në +355 69 703 9642
ose dërguar CV-në e tyre në këtë link.


Afati i Aplikimit: 25/06/2025

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top