• Graphic Designer

Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

Pozicioni i punës: Graphic Designer

Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme

Adresa e punës në: Tiranë



Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Graphic Designer në Sektorin e Marketingut në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është krijimi dhe vizualizimi i dizajnit të imazhit/identitetit të klientit për t’ja përcjellë konsumatorit/klientit.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi trendet më të fundit lidhur me Graphics Design.
  • Të ketë përvojë të mëparshme pune në këtë pozicion në kompani me fokus Marketing&Publicitet.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin Paketa Adobe (Indesign, Photoshop, Illustrator, Acrobat). Njohja e programeve shtesë të Adobe (Aftereffects dhe Flash) si dhe softet 3D (3D max, Scetchup përbëjnë avatazh.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Hulumtimi dhe analizimi i industrisë së Graphic Designer dhe trendeve më të fundit lidhur me të.
  • Ndërtimi dhe propozimi i imazheve bazuar në kërkesat e klientit.
  • Ekzekutimi i imazheve të përzgjedhur dhe ndjekja e ecurisë së tyre në kohë reale për të garantuar rezultatin maksimal me buxhete optimale.
  • Përthithja e informacionit dhe njohurive për zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të klientëve.
  • Azhornimi me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
  • Garantimi i cilësisë dhe profesionalizmit maksimal të imazheve/produkteve të vizualizuar.
  • Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
  • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Design/Artet e Bukura” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
  • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për dizajn, marketing dhe publicitet.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
  • Aftësi të mira kreativiteti/komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt produktit/shërbimit.
  • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.
Përfitimet:
  • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
  • Pagë e kënaqshme
Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në dhe Portofolin tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al, përpara datës 29 shkurt 2024.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top