Global Export Development Lead
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.
PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!
Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?
Përshkrimi i punës:
Global Export Development Lead në BIRRA EPOS ka një rol strategjik në drejtimin e e projekteve për zgjerimin ndërkombëtar të kompanisë. Fokusi kryesor i këtij pozicioni është identifikimi i tregjeve të reja, zhvillimi i marrëdhënieve me distributorë ndërkombëtarë dhe rritja e volumit të shitjeve jashtë territorit të Shqipërisë.
Detyrat kryesore:
Aplikoni si më poshtë!
e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025
*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.

- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së eksportit në përputhje me vizionin dhe objektivat strategjikë të kompanisë.
- Kërkimi, analizimi dhe vlerësimi i tregjeve të reja ndërkombëtare me potencial, si dhe identifikimi i kanaleve efektive për shpërndarjen e produkteve tona.
- Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me importues, distributorë dhe partnerë ndërkombëtarë.
- Përgjegjës për negocimin e marrëveshjeve tregtare, përfshirë çmimet, kushtet e bashkëpunimit dhe termat kontraktualë, në përputhje me strategjinë e kompanisë.
- Monitorimi i kërkesave ligjore dhe procedurave të nevojshme për proceset e eksportit në tregjet ndërkombëtare.
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e prodhimit, logjistikës dhe marketingut për të siguruar lançimin e suksesshëm dhe rritjen e qëndrueshme në tregjet e reja.
- Përfaqësimi i markës në evente ndërkombëtare si panaire, ekspozita dhe takime B2B, me qëllim promovimin dhe zgjerimin e prezencës në tregjet jashtë Shqipërisë.
- Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë të re në tregun shqiptar të birrave.
- Përvojë në shitje ndërkombëtare ose zhvillim biznesi në tregje jashtë vendit.
- Eksperienca në industrinë e pijeve apo në sektorin FMCG konsiderohet një avantazh.
- Aftësi të dëshmuara në ndërtimin e rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe në rritjen e qëndrueshme të shitjeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze. Njohuri mbi gjuhët e tjera përbën avantazh.
- Gatishmëri për të udhëtuar jasht vendit.
- Diplomë universitare në Biznes Ndërkombëtar, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
- Dashuria për birrën përbën super avantazh
!
- Leje drejtimi (kategoria B) është e domosdoshme.
- Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
- Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
- Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
- Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
- Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
- Checkup vjetor privat.
- Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
- Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
- Bonusi mirëseardhjes.
- Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.

Apply