• Gjirokaster, ofroj vend pune Teknolog/e ushqimor/e

Gjirokaster
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Laborant/e
A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri?

“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht, në pozicionin:

Teknolog/e ushqimor/e


Detyrat kryesore:

  • Të koordinojë dhe monitorojë aktivitetet në prodhim që nga planifikimi e deri në realizimin e shurupeve si dhe paketimin e tyre në linjat e ambalazhimit
  • Të regjistrojë dhe mirëmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me monitorimin e parametrave kyç të prodhimit
  • Të raportojë në kohë dhe të ndjekë zgjidhjen e çdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e produktit
  • Të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnime referuar makinerive, instrumenteve, sigurisë dhe cilësisë, si dhe të aplikojë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e përftuara në respektim të plotë të standardeve dhe rregulloreve të brendshme të implementuara


Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Inxhinieri Kimike
  • Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
  • Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
  • Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaruar edhe si pjesë e një skuadre
Dërgoni CV tuaj në hr@agnagroup.com
Afati i aplikimeve: 13.04.2025
 


Apply
Back
Top