Gjirokaster, ofroj vend pune Laborant/e
- Gjirokaster
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Gjuha
-
A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri?
“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike,
me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht,
në pozicionin:
Laborant/e dhe Teknolog
Detyrat kryesore:
“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike,
me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht,
në pozicionin:
Laborant/e dhe Teknolog
Detyrat kryesore:
- Të ndjekë në mënyrë analitike procesin duke monitoruar të gjithë treguesit për parametrat kyç të prodhimit
- Të regjistrojë dhe përditësojë të gjitha të dhënat mbi produktin sipas kërkesave të standardeve të implementuara për dokumentacion
- Të raportojë tek përgjegjësi i laboratorit mbi problematikat e lindura gjatë procesit dhe të ndjekë deri në zgjidhje problemin
- Të ekzekutojë me përgjegjshmëri dhe saktësi analizat fiziko-kimike të produktit përfundimtar dhe gjysmë të gatshëm
- Të mirëmbajë instrumentet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e të gjitha punëve të zhvilluara në ambjentet e laboratorit
- Të ndjekë në mënyrë aktive trajnimet mbi analizat dhe protokollet e përshtatura dhe zbatuara nga kompania
- Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale, Biokimi
- Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
- Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
- Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaruar edhe si pjesë e një skuadre
Apply