• Gjiri Lalezit, ofroj vend pune Asistent Enolog/e

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kantina Duka per nevojat e saj kerkon te punesoje nje Asistent Enolog/e:-

Detyrat per asistent Enolog/e prane Kantines Duka:

- Mbikqyrjen e operacioneve të përditshme të bodrumit, përfshirë vjeljen e rrushit, ruajtjen e veres, fuçitë, ambalazhimin e veres.
- Ofron mbështetje teknike për prodhimin e verës dhe te stafit ne kantine.
- Mbikëqyr operacionet e marrjes, shtypjes, dhe prodhimit të verës gjatë vjeljes.
- Merr pjesë në provën e verës në të gjitha fazat gjatë procesit të verës dhe eshte përgjegjës per kryerjen e trajtimeve te dhene nga drejtuesi Teknik.
- Krijon urdhra pune për të gjitha detyrat që lidhen me prodhimin nga vjelja në shishe.
- Përgjegjës për mbikëqyrjen, trajnimin dhe monitorimin e të gjithë punonjësve të kantines gjatë vjeljes.
- Përgjegjës për respektimin e rregullave shtetërore dhe te grupit.
- Asistion dhe udheheq WineTour nga vreshti deri ne degustim.
- Kontribuoni në përmirësimin e vazhdueshëm të procesit dhe procedurave të prodhimit të verës.
- Ndjek gjendjen e produkteve enologjike si dhe raporton tek magazinieri ne rast mungese te tyre.
- Ndjek periodikisht ruajtjen e verës dhe cilësisë e saj dhe raporton tek drejtuesi Teknik per gjendjen e saj.
- Ndjek ecurine e analizave te veres si dhe kryen manipulimet e nevojshme gjate ruajtjes e saj.
- Ndjek sipas protokollove procesin e pastrimit dhe mirmbajtjen e makinerive enologjike.
- Eshte I gatshem te punoje jasht orarit dhe fundjaves per te kryer proceset e prodhimit te veres ne kantine.

Per te aplikuar per kete pozicion pune lutem dergoni cv tuaj ne info@ecomarket-al.com
Ju do te kontaktoheni nese cv juaj do te perzgjidhet !
 


Apply
Back
Top