Gardener (Kopshtar) I Maritim Marina Bay Resort, Vlorë
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim | Reparime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Maritim Marina Bay Resort & Casino kërkon një Gardener (Kopshtar) të përkushtuar, me njohuri dhe përvojë në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe ambienteve të jashtme të resortit. Ky rol është thelbësor për ruajtjen e estetikës, pastërtisë dhe mirëmbajtjes së gjelbërimit të resortit, duke krijuar një ambient të bukur dhe mikpritës për të gjithë mysafirët.
Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore
Të gjitha aplikimet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Ligjin Shqiptar Nr. 9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëmbajtja e kopshtit dhe hapësirave të gjelbra në resort (bar, pemë, shkurre dhe lule).
- Mbjellja, krasitja, ujitja dhe ushqimi i bimëve sipas sezonit dhe nevojave.
- Heqja e barërave të këqija dhe kontrolli i sëmundjeve të bimëve.
- Kujdesi për sistemet e ujitjes automatike dhe manuale.
- Pastrimi i rrugicave, zonave të jashtme dhe mirëmbajtja e rendit në ambientet e hapura.
- Bashkëpunimi me Maintenance Manager për nevojat e pajisjeve dhe materialeve.
- Raportimi i çdo defekti, dëmtimi ose problemi që lidhet me gjelbërimin.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe përdorimi korrekt i pajisjeve të punës.
- Eksperiencë e mëparshme si kopshtar, mirëmbajtës hapësirash të gjelbra ose rol i ngjashëm.
- Njohuri mbi bimët dekorative dhe mirëmbajtjen sezonale.
- Aftësi për të përdorur pajisje kopshtarie (kositës, gërshërë krasitëse, makineri ujitjeje, etj.).
- Aftësi për punë fizike dhe qëndrueshmëri në ambiente të jashtme.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi pune në ekip.
- Qëndrim pozitiv dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në anxhela.lulaj@marinabay.al, ose duke na kontaktuar në +355 68 60 31 555.Të gjitha aplikimet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Ligjin Shqiptar Nr. 9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp