ftese per oferte
Ftese per Oferte
Thirrje për oferte me objekt:
"Rehabilitim dhe mobilim i Qendrës Komunitare “Te Qendrojme se bashku” Kombinat, Bashkia Tirane, Nr. ALB/24/305”
Informacion i përgjithshëm mbi organizatën
Terre des hommes (Tdh) është organizata lider zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve, e themeluar në vitin 1960. Tdh operon në Shqipëri që nga viti 1993 në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe drejtësisë për të miturit. Fusha e ekspertizës së Terre des hommes varion nga ndërhyrjet psiko-sociale te fuqizimi i institucioneve qeveritare dhe aktorëve kryesorë të nivelit vendor, rajonal dhe kombëtar dhe forcimi i mbrojtjes së fëmijëve, sistemit të drejtësisë për të miturit dhe sistemit të përfshirjes sociale për migrantët në Shqipëri.
Mbi thirrjen
Ne kuader te projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurt: Qasja holistike dhe qëndrueshmëria ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i financuar nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF) dhe zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri në partneritet me Qendrën Koordinuese për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE Center), Tdh , kërkon një kontraktor të regjistruar ligjërisht për të kryer punime rehabilituese dhe mobiluese ne Qendrën Komunitare “Te Qendrojme se bashku” Kombinat, Bashkia Tirane.
Per me shume Informacion ju lutem referojuni dokumentacionit ne attach : Termat e references, Preventivi, Relacioni teknik si edhe Projekti.
Afati i fundit per aplikim eshte data 17.12.2024.
Ju mirepresim!
Terre des hommes, Shqiperi