Financier
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Fianancier/ja është përgjegjës për përpunimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, që përfshin të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, arkëtim-pagesave të kompanisë, buxhetimit si edhe analizave financiare të tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Cel. : +355 68 90 90 998
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Njeh dhe zbaton standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Kontabilizon veprimet bankare, fatura blerje, fatura shitje, kontrollin e investimeve dhe kontabilizimin e aseteve.
- Siguron përputhjen e kërkesave financiare me legjislacionin tatimor.
- Realizon rakordimet mujore të librave të blerjes/shitjes në sistemin ‘’selfcare’’ të tatimeve dhe në programin financiar të shoqërisë.
- Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
- Ndjek dhe implementon të gjitha ndryshimet e realizuara në legjislacionin tatimor.
- Kontrollon sistemin e informacionit të kompanise duke përfshirë buxhetimin dhe planifikimin.
- Merr pjesë në përpunimin dhe hedhjen e të dhënave në sistemin informatik të shoqërisë.
- Përgatit vlerësimin e kostove për produktet sipas projekteve teknike.
- Realizon mbajtjen nën kontroll e stokut të nevojshem për veprimtarinë prodhuese duke u orientuar nga plani i shitjeve.
- Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
- Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të ofrojë informacionin e duhur te Drejtori Ekzekutiv.
- Realizon plotësimin e listëpagesave, kontabilizimin e pagave dhe shpenzimeve financiare.
- Rakordon, kontrollon dhe përpunon pasqyrat financiare të shoqërisë.
- Bashkëpunon me audituesit e kompanisë si edhe me kontrollin e brendshëm në lidhje me pasqyrat financiare të shoqërisë.
- Përgatit raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Realizon analizen e kostove të ndara në kosto direkte dhe indirekte.
- Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
- Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Kontabilist/Financier. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në industrinë e fasonerisë.
- Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5”
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike si edhe në përgatitjen e raporteve financiare.
- Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë njohuri shume të mira të standarteve ndërkombëtare.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Cel. : +355 68 90 90 998
Apply WhatsApp