• Financier Projekti

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.



Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.



Pozicioni: Financier/e Kantieri

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Green Coast, Palasë



Përmbledhja e Pozicionit: Financieri i Kantierit ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin dhe raportimet që lidhen me këtë projekt. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve suplementare të projektit. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe monitoron projektin e percaktuar dhe raportimet që lidhen me këtë projekt;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike për projekti;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Krijon dhe ndjek raportin shpenzime suplementare të projektit;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
  • Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazinës;
  • Ndjekja e procesit te stokut te magazinës me magazinierin dhe departamentin e kostove;
  • Asiston departamentin gjate proceseve audituese me auditorët.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitar në programet e studimit Financë/Kontabilitet.



Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimumi 3-5 vjet eksperiencë në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
  • Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecr...02055033/Finance-Specialist?source=CareerSite







Afati i dorëzimit: 31.08.2024


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top