• Finance & Operations Executive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
me dhe pa eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.

PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!

Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?

Përshkrimi i punës:

Finance & Operations Executive
në BIRRA EPOS do të luajë një rol kyç në menaxhimin financiar dhe në operacionet ditore të kompanisë. Ky pozicion kërkon një person të organizuar, analitik dhe me iniciativë, që është i/e aftë të mbështesë rritjen e kompanisë përmes kontrolleve të forta financiare dhe përmirësimit të proceseve operative.

Detyrat kryesore:

Financa

  • Mbikëqyr dhe përpunon pagesat, faturimet, dhe transaksionet bankare ditore.
  • Përgatit raporte financiare periodike dhe analiza të buxhetit.
  • Mbikqyr dhe raporton cash flow-in.
  • Bashkëpunon me kontabilistin e jashtëm dhe autoritetet tatimore për përmbushje të detyrimeve ligjore.
Operacionet
  • Ekzekuton dhe optimizon proceset operacionale (shitje, prokurime, logjistikë dhe stok).
  • Koordinon me ekipet e prodhimit dhe shitjeve për të përmirësuar rrjedhën e punës.
  • Mbikëqyr sistemet për ndjekjen e inventarit dhe porosive të lëndëve të para.
  • Asiston në zbatimin dhe përmirësimin e softuerëve financiar-operacional.
  • Ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e projekteve të veçanta (p.sh. automatizimi, zgjerimi, eksporti, etj.)
Administratë & Mbështetje Strategjike
  • Përgatit analiza të brendshme për vendimmarrje të menaxhimit.
  • Ndihmon në hartimin e politikave të brendshme financiare dhe operative.
  • Mbështet drejtusin në çështje të përditshme administrative dhe projekte të reja.
Çfarë kërkojmë nga ju!
  • Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë në tregun shqiptar të birrave.
  • Diplomë në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
  • Eksperienca e mëparshme në rol të ngjashme dhe në industri prodhuese (FMCG, ushqim/pije, birrari etj.), përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programit financiar BILANC, përbën avantazh.
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi për tu përshtatur me projekte të veçanta dhe për të marrë vendime në situata praktike përbën avantazh.
  • Njohuri të gjuhes angleze është domosdoshmëri.
  • Njohuri të gjuhes gjermane përbën avantazh.
  • Dashuria për birrën përbën super avantazh ;)!
Çfarë ofrojmë ne!
  • Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
  • Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
  • Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
  • Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
  • Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
  • Checkup vjetor privat.
  • Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
  • Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
  • Bonusi mirëseardhjes.
  • Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.

Aplikoni si më poshtë!

e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025

*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.
 


Apply
Back
Top