FINANCE – TEAM LEAD
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Alba Punesim eshte një agjenci punësimi private. Për një klientin tone, një kompani prodhimi po kërkojmë një kandidat të kualifikuar per pozicionin:
FINANCE – TEAM LEAD
Detyrat:
- Kontrollon dhe kontabilizon faturat e shitjes dhe të blerjes.
- Harton dhe kontrollon librin e shitjes dhe blerjes.
- Mbikëqyr dhe evidenton llogaritë kontabël, duke siguruar mbylljen e saktë të librave.
- Përgatit raporte financiare dhe menaxheriale sipas nevojave të kompanisë.
- Rakordon dhe kontrollon të gjitha transaksionet kontabël.
- Monitoron afatet e pagesave dhe planet përkatëse të shlyerjes.
- Zgjidh mospërputhjet në kartelat e klientëve dhe furnitorëve, përfshirë marrëdhëniet me furnitorë të huaj.
- Azhornohet dhe zbaton ndryshimet e legjislacionit tatimor e kontabël.
- Kontrollon dokumentacionin dhe regjistrimet kontabël në të gjitha njësitë e kompanisë.
- Zbaton fiskalizimin e faturave, autongarkesës dhe autofaturave.
- Rakordon dhe verifikon shitjet ditore në raport me sistemet fiskale.
- Bashkëpunon me magazinën për rakordime dhe lëvizje të brendshme mallrash.
- Përgjegjës për inventarizimin e magazinave dhe përpunimin e rezultateve përkatëse.
- Kontrollon dhe mirëmban recepturnat e prodhimit sipas kartave teknologjike.
- Siguron informacion për agjencinë e jashtme kontabël për mbyllje fiskale në kohë.
- Kontrollon dhe menaxhon llogarinë parapaguese në shitje.
- Përgatit urdhër-pagesat bankare dhe jep mbështetje ndaj departamenteve të tjera.
- Zbaton çdo detyrë tjetër që ndihmon në funksionimin e sektorit të financës.
Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar:
- Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të avancuara të legjislacionit kontabël dhe tatimor shqiptar.
- Eksperiencë në fiskalizim dhe përgatitje të deklaratave tatimore mujore.
- Njohuri dhe përvojë në marrëdhënie me furnitorë të huaj dhe rakordime klientësh.
- Njohuri shumë të mira në sisteme financiare dhe kontabël (avantazh nëse njihni Alpha/ Navision / ERP).
- Përdorim i avancuar i Excel
- Eksperiencë në kontrollin dhe inventarizimin e magazinave.
- Aftësi në përgatitjen dhe rakordimin e librave të shitjes dhe blerjes.
Punohet: E hene-E premte
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën: info@albapunesim.al me subjektin: FINANCE – TEAM LEADApply