• Fier, ofrohet vend pune Teknolog/e ushqimore

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Teknolog/e ushqimore.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Mbikëqyr procesin teknologjik të prodhimit të produkteve të bulmetit.
  • Kontrollon zbatimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore (HACCP, GMP dhe procedurat e brendshme).
  • Monitoron parametrat e prodhimit dhe propozon përmirësime për rritjen e efikasitetit.
  • Kryen kontrolle të cilësisë për lëndët e para, produktet në proces dhe produktet përfundimtare.
  • Bashkëpunon me laboratorin dhe departamentet e tjera për garantimin e cilësisë së produkteve.
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe raportet përkatëse.
  • Trajnon dhe mbështet stafin e prodhimit për respektimin e procedurave teknologjike.
Kualifikimet e kandidatit:
  • Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Ushqimore ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në industrinë ushqimore, preferohet në sektorin e bulmetit.
  • Njohuri të mira mbi standardet HACCP, ISO 22000 dhe praktikat e mira të prodhimit.
  • Aftësi analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar proceset e prodhimit.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 697073674.

Cel. : 0697073674
 


Apply WhatsApp
Back
Top