• Fier, ofrohet vend pune Skaut Futbolli

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fitnes | Sport
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Klubi i futbollit "F.K. Apolonia" daton nga viti 1925 dhe ndodhet në Fier. Akademia e futbollit e "F.K. Apolonia" është padyshim akademia më e mirë e futbollit në Shqipëri.
Skuadrat e saj rritin dhe trajnojnë lojtarë që janë emra të spikatur në futbollin tonë. Skuadrat e zinxhirit të klubit janë në top klasifikimet e garave në vite.
Skuadra e parë meshkuj luan në Kategorinë e parë, kurse Skuadra e parë femra luan në "Abissnet Superiore".
U-19 e F.K. Apolonia ka qenë 2 herë kampione e Shqipërisë dhe në vitin 2022 mori pjesë në Champions League, duke bërë një performancë të shkëlqyer.

F.K. Apolonia kërkon Skaut ( Scout) me bazë në Tiranë ose në Fier. Scout-i mund të punojë edhe në distancë nga Klubi.

Pozicioni: Skaut Futbolli
Skauti i futbollit identifikon talente dhe rekruton pas miratimit nga klubi. Punon ngushtësisht me Departamentin e Skautimit dhe raporton te Drejtori Sportiv ose te Shefi i Skautëve.
Përgjegjësitë:
1. Identifikimi i lojtarëve:

  • Ndjek ndeshjet, turnetë dhe garat për të identifikuar lojtarët e talentuar.
  • Gjen lojtarë nga akademitë e të rinjve, ligat më të ulëta dhe garat ndërkombëtare;
2. Vlerësimi i lojtarit

  • Vlerëson aftesitë teknike të lojtarit, kuptimin taktik, atributet fizike dhe atributet mentale;
  • Vlerëson potencialin e lojtarëve për rritje dhe zhvillim;
3. Network-u i skautimit:

  • Bashkëpunon me skaut dhe departamente skautimi për të zgjeruar network-un e skautimit të klubit;
4. Analizimi i të dhënave:

  • Shfrytëzon mjetet e analizës e performancës dhe të dhënat për të vlerësuar objektivisht të dhënat e lojtarit;
  • Analizon statistika, video ndeshjesh dhe data të tjera relevante për të vlerësuar potencialin e lojtarit;
5. Bashkëpunimi:

  • Ndërlidhet me stafet e trajnimit dhe departamente të tjera për të siguruar që të arrihen kërkesat e lojtarit;
  • Merr pjesë në takimet me stafin e skautimit, të trajnerëve dhe menaxhimit për të diskutuar rekomandime për lojtarët;
Kërkesat që kemi:

  • Njohuri të gjera për futbollin, përfshirë të kuptuarit taktik, pozicionet e lojtarëve, analizën e lojës;
  • Observim të fortë dhe aftësi analitike për të vlerësuar efektivitetin e lojtarëve;
  • Aftësi ekselente komunikimi për të siguruar raport konciz dhe të qartë skautimi;
  • Eksperiencë të provuar në identifikimin e talenteve dhe vlerësimin e tyre;
  • Aftësi për të punuar i pavarur dhe të bëjë gjykim të shëndoshë;
  • Fleksibilitet për të udhëtuar vazhdimisht dhe për të ndjekur ndeshje dhe turne;
  • Aftësi në përdorimin e databazave të skautimit, mjetet e analizës së performancës dhe softet e editimit të videove;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarit të nisin me Whatsapp cv e tyre në +355692046604 ose ne email: info@fkapolonia.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top