• Fier, ofrohet vend pune Operator/e makinerie ne fabrike

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Operator/e makinerie ne fabrike.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Operon makineritë e prodhimit sipas udhëzimeve.
  • Monitoron funksionimin e pajisjeve gjatë procesit të punës.
  • Raporton çdo problem ose defekt te përgjegjësi.
  • Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen bazë të makinerive.
  • Respekton rregullat e sigurisë, higjienës dhe cilësisë.
Kualifikimet e kandidatit:
  • Arsim i mesëm.
  • Përvoja në punë të ngjashme përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Gatishmëri për të punuar me turne.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355697073674.

Cel. : 0697073674
 


Apply WhatsApp
Back
Top