Fier, ofrohet vend pune Menaxher dyqani
- Fier
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
WELL SH.P.K., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për rrjetin e tij drugstore kërkon të rekrutojë për qytetin e Fierit punonjës të kualifikuar në pozicionin: MENAXHER DYQANI & ZV. MENAXHER DYQANI
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi:
Detyrat
Kualifikimet
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi:
- Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
- Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungese të menaxherit. Fokusi kryesor i tij është arritja e indikatorëve të performancës të vendosur nga kompania, monitorimi i stafit për arritjen e objektivave. Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e punës tregëtare & administrative në dyqan;
Detyrat
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
- Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
- Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
- Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
- Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut;
- Mban përgjegjësi për inventarin;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
- Raportimi mbi ecurinë e punës.
Kualifikimet
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi:
- Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
- Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Njohuri të sistemit Financa 5 ose te tjera programe financiare;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
- Metodik dhe i organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
- Fleksiblitet për pune me 2 turne
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
Apply WhatsApp