• Fier, ofrohet vend pune Inspektor/e cilesie

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Inspektor/e cilesie.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Kontrollon cilësinë e lëndëve të para, materialeve ndihmëse dhe produkteve gjatë gjithë procesit të prodhimit.
  • Kryen inspektime dhe monitorime të vazhdueshme në linjat e prodhimit për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë.
  • Identifikon dhe raporton mospërputhjet, duke propozuar masa korrigjuese dhe parandaluese.
  • Verifikon zbatimin e procedurave të higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardeve të kompanisë.
  • Merr pjesë në marrjen e mostrave dhe kontrollin e parametrave të cilësisë sipas planit të monitorimit.
  • Plotëson dokumentacionin e kontrollit të cilësisë dhe përgatit raportet përkatëse.
  • Bashkëpunon me Teknologun Ushqimor, Laboratorin dhe departamentin e Prodhimit për zgjidhjen e problematikave që lidhen me cilësinë.
  • Siguron zbatimin e standardeve HACCP, GMP dhe procedurave të brendshme të cilësisë.
Kualifikimet e kandidatit:
  • Diplomë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biologji ose një fushë të ngjashme (preferohet).
  • Përvojë pune në kontrollin e cilësisë në industrinë ushqimore përbën avantazh.
  • Njohuri mbi standardet HACCP, ISO 22000 dhe praktikat e mira të prodhimit.
  • Aftësi të mira analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjësi profesionale.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
  • Njohuri bazë të programeve të paketës Microsoft Office.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 697073674.

Cel. : 0697073674
 


Apply WhatsApp
Back
Top