• Fier, ofrohen vende pune per Inxhinier Ndertimi

Përshkrimi

Shoqëria ASI-2A CO sh.p.k., me bazë në qytetin e Fierit, kërkon të punësoj disa Inxhiniera Ndërtimi.
Puna kryesisht do të përfshij zbatimin e projekteve të ndryshme që kompania ka marr përsipër, qoftë publike ose private.

Detyrat:

Të ketë njohuri të mira në realizimin e projekteve;
Të njohë dokumentacionin Tekniko – Ligjor që duhet në objekt;
Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara;
Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier;
Të drejtojë dhe supervizojë stafin e perfshirë në projekt;
Të zbatoj me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes;
Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë tek bashkepunetorët e projektit;

Kualifikimet

Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
Të ketë një farë eksperience pune në projekte civile dhe/ose infrastrukurore;
Të njohë programet Office;
Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike;
Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht;
Të disponoj patentë tipit B;


Ju lutemi të dërgoni CV tuaj në email-in : info@asi-2a.com në qoftë se jeni të interesuar.
 


Apply
Back
Top