• Fier Ballsh, ofroj vend pune Inxhinier Elektrike, Inxhinier Zbatimi. Inxhinier Park Fotovoltaik

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNE – INXHINIER ELEKTRIK / INXHINIER ZBATIMI

Kompania Signs & Road Safety Solutions (3S) shpall vend të lirë pune për pozicionin Inxhinier Elektrik / Inxhinier Zbatimi në kuadër të projektit Park Fotovoltaik 75MW në Ballsh.

Detyrat kryesore:

  • Mbikëqyrja dhe zbatimi i punimeve elektrike në parkun fotovoltaik;
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe sigurimi i zbatimit sipas standardeve teknike;
  • Organizimi dhe ndarja e punës së përditshme për ekipet në terren;
  • Hartimi i raporteve ditore mbi ecurinë dhe rendimentin e punimeve;
  • Sigurimi i bashkëpunimit të mirë ndërmjet ekipeve dhe palëve të tjera të përfshira;
  • Zhvillimi i aftësive menaxheriale dhe ruajtja e marrëdhënieve korrekte me stafin dhe bashkëpunëtorët.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë pune në projekte fotovoltaike ose në sektorin e energjisë elektrike përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi për punë në grup dhe komunikim efektiv;
  • Përdorim i mirë i programeve bazë të punës (MS Office, AutoCAD etj.).
📍 Vendndodhja e punës: Ballsh
📑 Kontrata: Me kohë të plotë

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e email-it: lorenc.aliko@3s.al duke specifikuar në subjekt: "Aplikim për pozicionin Inxhinier Elektrik / Inxhinier Zbatimi – Ballsh". Ose mund te kontaktoni ne numrin e telefonit +355692884582
 


Apply WhatsApp
Back
Top