• Fenix Trade kerkon te punesoje Menaxher i Rekrutimit, Paga shume e kenaqshme!

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
Kategoria e Punës
Profesioni: Menaxher i Rekrutimit
Tipi i punës: Kohë e plote
Eksperiencë: Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto: Jo
Letër interesi: Jo
Rroga Bruto: ---
Vendodhja: Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Menaxher/e Rekrutimi (Senior)
Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim,
duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
  • Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
  • Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
  • Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
  • Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
  • Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
  • Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.
  • Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.
  • Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.
  • Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Kualifikimet
Edukimi:


Diplomë të nivelit Master në një nga drejtimet: Menaxhim Biznesi, Juridik, Ekonomik, Marketing.
Kualifikimet të tjera brenda apo jashtë vendit përbëjnë avantazh.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
  • Të njoh mirë tregun e punës.
  • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere) etj.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në proceset e avancuara të rekrutimit.
  • Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
  • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
  • Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.
  • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Ofrohet:
  • Kushte shumë të mira pune;
  • Bonus dhe shpërblime sipas performancës;
  • Mundësi rritje profesionale brenda kompanisë.
Apliko duke dërguar CV-në në gjuhën shqipe të shoqëruar me fotografi në adresën e-mail-it: fenixtradingal@gmail.com
 


Apply
Back
Top