• Elektriçist AFL - Aeroporti Nënë Tereza

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Elektriçist AFL, i cili është përgjegjës për kontrollin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të ndriçimit dhe pajisjeve elektrike të pistës së Aeroportit Nënë Tereza, duke siguruar zbatimin e planeve të punës, rregullave të sigurisë dhe raportimin e rregullt tek inxhinieri dhe tekniku përkatës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të Elektriçistit të AFL-së

  • Kontrollon që gjeneratori i AFL-së ndizet normalisht në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe që parametrat e tij janë optimale.
  • Kontrollon ndriçimin e AFL-së dhe kryen zëvendësimin e llampave të djegura aty ku ka nevojë.
  • Kontrollon panelet elektrike dhe raporton për anomalitë e konstatuara.
  • Zbaton me rigorozitet detyrat e dhëna nga Inxhinieri dhe Tekniku i AFL-së dhe raporton pas zbatimit të tyre.
  • Zbaton planin mujor të punës të përgatitur nga departamenti elektrik dhe raporton për përmbushjen e tij.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik gjatë kryerjes së punimeve elektrike.
  • Kryen punime të ndryshme të kërkuara nga departamenti i AFL-së dhe raporton për zbatimin e tyre.
  • Në fund të çdo aktiviteti raporton tek Inxhinieri i AFL-së dhe tek Tekniku i AFL-së për plotësimin e raportit përfundimtar të turnit.

Kualifikime dhe Kërkesa të Përgjithshme

  • Preferohet diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Eksperiencë e mëparshme në punë të ngjashme si elektriçist, teknik elektrik ose në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike.
  • Njohuri të mira për sistemet e ndriçimit elektrik, gjeneratorët dhe instrumentet matëse të tensionit dhe rrymës.
  • Aftësi për të punuar në turne dhe në grup.
  • Njohja e gjuhës angleze teknike për lexim manualesh dhe komunikim në ambient ndërkombëtar, siç është aeroporti, përbën avantazh.
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV të përditësuar në adresën e e-mail si më poshtë:
📧 marenglen.prenci@dgm.al
📞 +355 68 419 8297
📍 Adresa: Aeroporti Nënë Tereza
 


Apply WhatsApp
Back
Top