Elektriçist AFL - Aeroporti Nënë Tereza
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Elektriçist AFL, i cili është përgjegjës për kontrollin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të ndriçimit dhe pajisjeve elektrike të pistës së Aeroportit Nënë Tereza, duke siguruar zbatimin e planeve të punës, rregullave të sigurisë dhe raportimin e rregullt tek inxhinieri dhe tekniku përkatës.
marenglen.prenci@dgm.al
+355 68 419 8297
Adresa: Aeroporti Nënë Tereza
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të Elektriçistit të AFL-së
- Kontrollon që gjeneratori i AFL-së ndizet normalisht në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe që parametrat e tij janë optimale.
- Kontrollon ndriçimin e AFL-së dhe kryen zëvendësimin e llampave të djegura aty ku ka nevojë.
- Kontrollon panelet elektrike dhe raporton për anomalitë e konstatuara.
- Zbaton me rigorozitet detyrat e dhëna nga Inxhinieri dhe Tekniku i AFL-së dhe raporton pas zbatimit të tyre.
- Zbaton planin mujor të punës të përgatitur nga departamenti elektrik dhe raporton për përmbushjen e tij.
- Zbaton rregullat e sigurimit teknik gjatë kryerjes së punimeve elektrike.
- Kryen punime të ndryshme të kërkuara nga departamenti i AFL-së dhe raporton për zbatimin e tyre.
- Në fund të çdo aktiviteti raporton tek Inxhinieri i AFL-së dhe tek Tekniku i AFL-së për plotësimin e raportit përfundimtar të turnit.
Kualifikime dhe Kërkesa të Përgjithshme
- Preferohet diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë e mëparshme në punë të ngjashme si elektriçist, teknik elektrik ose në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike.
- Njohuri të mira për sistemet e ndriçimit elektrik, gjeneratorët dhe instrumentet matëse të tensionit dhe rrymës.
- Aftësi për të punuar në turne dhe në grup.
- Njohja e gjuhës angleze teknike për lexim manualesh dhe komunikim në ambient ndërkombëtar, siç është aeroporti, përbën avantazh.
Apply WhatsApp