• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

Profili i Kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Përmirëson, rishikon dhe implementon procedurat per veprimtarine e prodhimit ne Uzine, mbi te gjitha ceshjet teknike - elektrike te saj duke vene ne funksion njohurite dhe praktiken me qellim trajtimin e avarive te ndryshme qe mund te lindin dhe, parandalimin e tyre. Rishikon planet mujore dhe vjetore per kryerjen e sherbimeve te pajisjeve dhe te instalimeve elektrike dhe gjithashtu analizon difektet e ndryshme te pajisjeve Elektrike dhe merr masa per zgjidhjen e tyre.





Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Harton dhe dergon per miratim te Chief Operating Officer (cdo fund muaji) liste-kerkesen me pjeset e kembimit dhe materialet e konsumit te nevojshme per kryerjen e sherbimeve dhe remonteve te planifikuara ne makinerite dhe pajisjet elektrike te stabilimentit.
  2. Ploteson periodikisht te gjithe dokumentacionin teknik te miratuar nga Drejtoria e stabilimentit.
  3. Harton dhe rekomandon ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësite e biznesit apo në pajisje të ndryshme. Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi perfundimtar.
  4. Organizon dhe mbikqyr punën e nën-kontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
  5. Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
  6. Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  7. Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
  8. Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  9. Kryen instruktimin periodik te te gjithe punonjesve qe ka ne varesi per rregulloret e vendeve te punes dhe ne bashkepunim me Departamentin e Sigurimit Teknik per rregullat e sigurimit teknik e mbrojtjes ne pune.
  10. Eshte pergjegjes per terheqjen e materialeve nga magazina ne baze te kerkesave ditore te firmosura nga pergjegjesi i repartit dhe miratuara nga Kryeinxhinieri.
  11. Inspekton të gjithë rrjetin/pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare në “Inxhinieri Elektrike”; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional ne drejtimin Automatizim ose Mekatronike dhe specializuar ne kurse profesionale te profilit Industri.



Eksperiencë Pune: Eksperience pune ne pozicione te ngjashme jo më pak se 3 vjet.
Aftësite:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marrë iniciativë;

  • Patente të vlefshme drejtimi per automjete.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te dorëzoni CV të Detajuar dhe fotokopje te dokumentacionit qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj, ne keto adresa:


  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
  • Uzina e Ferrokromit Elbasan.
  • E-Mail ne adresen: hr@albchrome.al

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 20 Maj 2021.

Te gjitha aplikimet do te trjajtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Burimet Njerezore.
 


Apply
Back
Top