• Elbasan, ofrohet vend pune Magazinier për menaxhimin dhe administrimin e materialeve dhe pajisjeve të magazinës

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE – MAGAZINIER

Kompania MEPS Albania
, e angazhuar në sektorin e energjisë, kërkon të punësojë një Magazinier për menaxhimin dhe administrimin e materialeve dhe pajisjeve të magazinës.

Përgjegjësitë kryesore
Marrja, kontrolli dhe sistemimi i materialeve dhe pajisjeve në magazinë.
Evidentimi i hyrje-daljeve të mallrave në sistem dhe përditësimi i stokut.
Përgatitja e materialeve sipas kërkesave të projekteve dhe ekipeve të punës.
Kontrolli periodik i inventarit dhe raportimi i diferencave.
Sigurimi i ruajtjes së materialeve sipas standardeve të kompanisë.
Bashkëpunimi me departamentet e Prokurimit, Logjistikës dhe Inxhinierisë për garantimin e furnizimit në kohë të projekteve.
Mbajtja e magazinës të organizuar, të pastër dhe në përputhje me rregullat e sigurisë.

Kualifikimet
Arsim i mesëm; arsimi profesional ose i lartë përbën avantazh.
Përvojë pune si magazinier, preferohet në sektorin e energjisë, ndërtimit ose industrisë.
Njohuri bazë të programeve të paketës Microsoft Office.
Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në grup.
Integritet, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj cilësisë së punës.
Njohja e programeve te finances përbën avantazh.
Leje drejtimi e kategorisë B përbën avantazh.
Përdorimi i pirunit (forklift) përbën avantazh.

Ne ofrojmë
Kontratë të rregullt pune.
Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime.
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Përfshirje në projekte të rëndësishme në sektorin e energjisë.

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit të kompanisë ose të kontaktojnë në numrin e telefonit të publikuar si me poshtë:
office@meps.al / saimir.tollumi@meps.al
+355694056257

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Cel. : +355694056257
 


Apply WhatsApp
Back
Top