• Elbasan, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Inxhinier Mekanik - Konstruksione Metalike

Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore:
  • Harton, kontrollon dhe menaxhon dokumentacionin teknik gjate te gjitha fazave te projektit, nga projektimi deri te dorezimi final, duke perfshire raportet dhe dokumentet e eksportit (packing list, certifikata cilesie, etj).
  • Monitoron zbatimin e standardeve te punes, procedurave te sigurise dhe te cilesise, duke garantuar perputhshmerine e produkteve me kerkesat teknike te klientit dhe standardet nderkombetare.
  • Realizon dhe verifikon vizatimet teknike, duke bashkepunuar ngushte me ekipet e prodhimit, magazines dhe logjistikes per nje koordinim te suksesshem te procesit.
  • Organizojme, mbikeqyr dhe e drejton punen e ekipit mekanik dhe te nenkontraktoreve, duke siguruar implementimin efikas te projektit, sipas parametrave te percaktuar.
  • Ndjek te gjithe ciklin e projektit, nga marrja e porosise dhe ecuria e prodhimit deri ne dorezim, duke raportuar progresin dhe verifikuar peshen perfundimtare te produkteve si dhe duke mbeshtetur cdo faze te dregesave nderkombetare.
  • Identifikon dhe trajton problemet teknike qe mund te lindin gjate zbatimit te projektit , duke propozuar zgjidhje efektive dhe duke ruajtur ecurine e planifikuar.
Kualfikimet dhe aftesite e kerkuara:
  • Diplome universitare ne inxhinieri mekanike ose ne nje fushe te ngjashme.
  • Eksperience e deshmuar ne prodhimit dhe menaxhimin e projekteve te konstruksioneve metalike
  • Njohuri te avancuara teknike per profilet e laminuara ne te nxehte, proceset e galvanizimit dhe standardet nderkombetare te cilesise (EN,ISO).
  • Zoterim shume i mire softuereve te projektimit si AutoCAD ose SolidWorks apo programe te ngjashme.
  • Aftesi te forta ne organizim, planifikim, menaxhim te kohes dhe zgjidhje te problemeve inxhinierike.
  • Pervoje ne hartimin dhe administrimin e dokumentacionit teknik, perfshire dokumentacionin e eksportit.
  • Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi, si dhe aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe ne ekip multidisiplinar.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze.
Çfare ofrojme:
  • Mundesi zhvillim profesional dhe trajtime.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Pakete konkuruese per pagen dhe benefite shtese sipas performances.
  • Mundesi per te punuar me projekte nderkombetare dhe kliente te huaj.
Vendi i punes: Kombinati metalurgjik Elbasan, uzina 12

Si te aplikoni:
Dergoni CV-ne tuaj dhe nje leter motivimi ne adresen: info@eurosteel.al
Per informacione te metejshme kontaktoni ne: +355 69 7815309
 


Apply WhatsApp
Back
Top