Elbasan, ofrohet vend pune Finaciere
- Elbasan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
Elite Travel Group kërkon të punësojë një Financiere, e cila do të ketë përgjegjësi të plotë për administrimin financiar dhe operacional të departamentit të Transportit.
Vendndodhja: Elbasan
Aplikoni këtu:
https://hr.etg.al/recruit/29-financial-specialist-ekonomiste
Vendndodhja: Elbasan
Qëllimi i pozicionit
Financierja do të drejtojë dhe kontrollojë të gjithë ciklin financiar të departamentit të Transportit, duke siguruar saktësi, transparencë dhe përputhshmëri me detyrimet fiskale dhe procedurat e kompanisë.Përgjegjësitë kryesore
- Kontrolli dhe rakordimi i të gjitha shpenzimeve të departamentit
- Mbikëqyrja e regjistrimit të shpenzimeve në sistemet përkatëse
- Menaxhimi dhe monitorimi i konsumit të karburantit
- Rakordimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët
- Mbikëqyrja dhe realizimi i faturimeve për partnerët kryesorë
- Kontrolli i proceseve të pagesave dhe administrimi i kontratave
- Monitorimi i cash flow dhe raportimi financiar periodik
Përgjegjësitë fiskale dhe administrative
- Përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve fiskale (TVSH, tatim në burim, sigurime)
- Mbyllja mujore dhe vjetore financiare
- Mbikëqyrja e librave të blerjeve dhe shitjeve
- Administrimi i dokumentacionit financiar dhe kontraktual
- Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet
- Eksperiencë e mëparshme në rol të ngjashëm (avantazh në sektorin e transportit/shërbimeve)
- Njohuri të avancuara të legjislacionit fiskal dhe kontabël
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
- Integritet, korrektësi dhe përgjegjësi e lartë profesionale
- Aftësi për të menaxhuar procese dhe për të marrë vendime
Përse të bashkoheni me ne?
- Ambient pune bashkëpunues dhe profesional
- Përdorim i teknologjive moderne në një industri dinamike
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi reale për zhvillim profesional
- Rol me përgjegjësi dhe ndikim në operacionet e përditshme
- Mundësi për rritje në karrierë dhe mbështetje nga menaxhimi
Aplikoni këtu:
https://hr.etg.al/recruit/29-financial-specialist-ekonomiste