• Elbasan, ofrohet vend pune Finaciere

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Elite Travel Group kërkon të punësojë një Financiere, e cila do të ketë përgjegjësi të plotë për administrimin financiar dhe operacional të departamentit të Transportit.
Vendndodhja: Elbasan

Qëllimi i pozicionit​

Financierja do të drejtojë dhe kontrollojë të gjithë ciklin financiar të departamentit të Transportit, duke siguruar saktësi, transparencë dhe përputhshmëri me detyrimet fiskale dhe procedurat e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Kontrolli dhe rakordimi i të gjitha shpenzimeve të departamentit
  • Mbikëqyrja e regjistrimit të shpenzimeve në sistemet përkatëse
  • Menaxhimi dhe monitorimi i konsumit të karburantit
  • Rakordimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët
  • Mbikëqyrja dhe realizimi i faturimeve për partnerët kryesorë
  • Kontrolli i proceseve të pagesave dhe administrimi i kontratave
  • Monitorimi i cash flow dhe raportimi financiar periodik

Përgjegjësitë fiskale dhe administrative​

  • Përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve fiskale (TVSH, tatim në burim, sigurime)
  • Mbyllja mujore dhe vjetore financiare
  • Mbikëqyrja e librave të blerjeve dhe shitjeve
  • Administrimi i dokumentacionit financiar dhe kontraktual
  • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal

Kualifikimet​

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet
  • Eksperiencë e mëparshme në rol të ngjashëm (avantazh në sektorin e transportit/shërbimeve)
  • Njohuri të avancuara të legjislacionit fiskal dhe kontabël
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
  • Integritet, korrektësi dhe përgjegjësi e lartë profesionale
  • Aftësi për të menaxhuar procese dhe për të marrë vendime

Përse të bashkoheni me ne?​

  • Ambient pune bashkëpunues dhe profesional
  • Përdorim i teknologjive moderne në një industri dinamike
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi reale për zhvillim profesional
  • Rol me përgjegjësi dhe ndikim në operacionet e përditshme
  • Mundësi për rritje në karrierë dhe mbështetje nga menaxhimi

Aplikoni këtu:
https://hr.etg.al/recruit/29-financial-specialist-ekonomiste
 
Back
Top