Ekzekutiv Shitjesh për zonën e Ballshit
- Mallakaster
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Ekzekutiv Shitjesh për zonën e Ballshit
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
· Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
· Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
· Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
· Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
· Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
· Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
· Të ketë dëshirë të punojë në terren.
· Leje drejtimi automjeti.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 18 Mars 2018.
Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.
Apply WhatsApp