• Eko-Letër kërkon të punësojë Graphic Design-er, Tiranë

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EKO-LETËR sh.p.k është një kompani e cila ka 13 vite që operon në tregun Shqiptar, si prodhuese e një shumëllojshmërie produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial si:
  • Çanta letre
  • Kuti kartoni
  • Letër ushqimore
  • Letër paketimi etj.

Kërkojmë që të punësojmë GRAPHIC DESIGNER (Full-time):

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijon imazhet ose i përshtat ato sipas preferencave të klientit.
  • Kontrollon dhe korrigjon fontet, grafikën, si dhe aspektet gjuhësore të punëve.
  • Siguron që dimensionet, ngjyrat dhe dizajni të jenë të sakta për punët që do të shtypen ose prodhohen.
  • Kryen montazhin e imazheve në përputhje me kërkesat e klientit, duke ruajtur formatin e brendshëm dhe paraqitur të gjitha detajet e nevojshme, përfshirë madhësinë dhe volumin.
  • Rakordon me agjentët e shitjes mbi: detajet e punimeve grafike, konfirmimin se kur duhet ta kalojë materialin për printim apo prodhim; afatin dhe specifikat e fotomontazhit të punimeve për t'jua ofruar më tej klientëve.
  • Ruan dhe arkivon në database informacionet grafike që kanë të bëjnë me standartin e ngjyrave të punimit/porosisë, punimet e kaluara për prodhim/printim, si dhe çdo detaj teknik në lidhje me to.
  • Siguron që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi të lartë brenda afateve.
  • Paraqet raporte të përditshme dhe mujore rreth progresit të punës së tij.
  • Realizon dhe dorëzon në kohë design-et e kërkuara.
  • Rakordon me Përgjegjësin përkatës në fund të çdo dite.
  • Përfshirë dhe detyra të tjera brenda profilit të punës.

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

  • Diplomë universitare në degën Design.
  • Përvojë pune minimalisht 2 vite si Designer, Graphic Designer.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Adobe(Illustrator, Photoshop, In-Design); Corel Draw.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Aftësi shumë të mira krijuese, dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Gatishmëri në realizimin e detyrave.
  • Të punojë me orar të plotë/ Full-time.

Adresa: Rruga “Llazar Xhajanka”, ish Kombinati Tekstil, Tiranë
Dërgoni CV në adresën e e-mailit:
g.menagekoleter@hotmail.com / Kontakt: 0672009669



Cel. : 0672009669
 


Apply WhatsApp
Back
Top