E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, është duke rekrutuar kandidatë për pozicionin HR Generalist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, është duke rekrutuar kandidatë për pozicionin HR Generalist.
HR Generalist do të jetë përgjegjës për mbështetjen dhe koordinimin e proceseve të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, administrimin e dokumentacionit të punonjësve, onboarding, ndjekjen e marrëdhënieve të punës dhe mbështetjen e proceseve të përditshme të HR.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Cel. : +355 69 705 0551

Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve të rekrutimit, nga publikimi i pozicioneve deri në përzgjedhjen e kandidatëve;
- Kërkimi, identifikimi dhe intervistimi i kandidatëve potencialë;
- Organizimi i procesit të onboarding dhe integrimit të punonjësve të rinj;
- Administrimi dhe përditësimi i dosjeve dhe dokumentacionit të punonjësve;
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit të punësimit, kontratave dhe akteve përkatëse;
- Ndjekja e lejeve, mungesave, orareve dhe të dhënave të stafit;
- Mbështetja në proceset e payroll, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe deklarimeve përkatëse;
- Mbështetja në hartimin dhe përditësimin e politikave dhe procedurave të Burimeve Njerëzore;
- Ndjekja e periudhave të provës, vlerësimeve të performancës dhe proceseve të largimit nga puna;
- Komunikimi me punonjësit dhe adresimi i kërkesave të tyre në lidhje me çështjet e HR;
- Garantimi i respektimit të procedurave të brendshme dhe legjislacionit të punës;
- Përgatitja e raporteve dhe analizave të ndryshme të Burimeve Njerëzore;
- Bashkëpunimi me menaxhmentin dhe departamentet e tjera për çështje të stafit.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Ekonomi, Drejtësi ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë e mëparshme në një pozicion HR Generalist ose rol të ngjashëm;
- Njohuri të mira të proceseve të Burimeve Njerëzore dhe legjislacionit të punës;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me njerëzit;
- Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra njëkohësisht;
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word;
- Diskrecion dhe respektim i konfidencialitetit të informacionit;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Apply WhatsApp