• Durres, vende vakante Specialiste Finance

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Hotel Villa Pascucci, një destinacion boutique i vendosur në zonën e Plepave, Durrës, i njohur për standardet e larta të shërbimit dhe atmosferën unike bregdetare, është në kërkim të një Specialiste Finance të motivuar, me dëshirë për zhvillim profesional dhe integrim në një ekip dinamik.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Regjistrimi i transaksioneve financiare ditore dhe mirëmbajtja e librave kontabël
  • Lëshimi, kontrolli dhe arkivimi i faturave të shitjes dhe blerjes
  • Menaxhimi i arkës dhe rakordimi i llogarive bankare
  • Përgatitja e dokumentacionit për deklarimet tatimore dhe dokumenteve të tjera financiare, nën mbikëqyrjen e eprorit
  • Kontrolli dhe verifikimi i shpenzimeve operative të hotelit
  • Kryerja e proceseve të inventarizimit për artikujt dhe asetet
  • Mbështetje në përgatitjen e raporteve financiare mujore
  • Komunikim i vazhdueshëm me furnitorët për verifikimin e faturave dhe pagesave
Kërkesat për pozicionin
  • Diplomë universitare (Bachelor) në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
  • 1–3 vite eksperiencë pune në financë ose kontabilitet
  • Njohuri bazë të legjislacionit tatimor shqiptar (TVSH, tatim mbi fitimin)
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe programeve kontabël (Alpha, Financa 5 ose të ngjashme)
  • Përpikëri, integritet dhe dëshirë për zhvillim profesional
Do të konsiderohen avantazh
  • Eksperiencë në sektorin e hotelerisë ose turizmit
  • Njohje e gjuhës angleze dhe/ose italiane
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
Çfarë ofrojmë
  • Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe performancën
  • Mentorim dhe mbështetje nga një ekip financiar profesionist
  • Mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi dhe sigurim të plotë
Si të aplikoni
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
📧 coffeeshop_2@pascucci.al
📱 +355 69 606 0134

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top