• Durres, vende vakante Specialist Pagesash

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Specialisti Pagesash, i cili do të jetë përgjegjës për përpunimin e saktë dhe në kohë të pagesave, menaxhimin e dokumentacionit përkatës dhe garantimin e përputhshmërisë me të gjitha rregulloret financiare dhe ligjore në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhon ciklin e plotë të llogarive të pagueshme, duke përfshirë regjistrimin e faturave të blerjes në sistemin financiar Odoo.
  • Kryen përpunimin e pagesave në përputhje me politikat e kompanisë dhe ndjek afatet për pagesën e furnitorëve.
  • Kontrollon saktësinë e të dhënave dhe përputhjen me porositë e blerjes dhe dokumentet e pranimit.
  • Mban komunikimin me furnitorët për adresimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sqarimin e paqartësive, ndjekjen e faturave në pritje dhe koordinimin e afateve të pagesës.
  • Negocion kushtet e pagesës kur është e nevojshme.
  • Përgatit raporte mujore për detyrimet dhe pagesat e kryera, dhe i raporton ato tek eprori direkt.
  • Arkivon dhe ruan dokumentacionin për qëllime reference dhe auditimi.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë paraprake në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe të ndryshme.
  • Integritet i lartë dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave financiare.
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Paketë konkurruese financiare.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë.
Procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 03/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Specialist Pagesash” në subjektin e emailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.

Kandidati duhet të banojë në Durrës.
 


Apply
Back
Top