Durres, vende vakante Specialist logjistike
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EB Invest, në emër te një klienti, eshtë në kërkim të nje Specialisti Logjistike, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin e transportit dhe shpërndarjes, duke punuar ngushtë me furnitorët, transportuesit dhe ekipe të brendshme për të siguruar efikasitet maksimal dhe cilësi të lartë në çdo hallkë të operacioneve logjistike.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 10/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini "Specialist logjistike" në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e perzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durres.
Kandidati duhet te banojë në Durrës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe zbatimi i planeve logjistike, koordinimi i aktiviteteve të transportit, magazinimit dhe shpërndarjes.
- Organizimi dhe ndjekja e procesit të transportit dhe zhdoganimit.
- Koordinimi i dergesave me magazinen dhe departamentet e tjera.
- Monitorimi i gjendjes së stokut dhe nevojave për furnizim.
- Adresimi dhe zgjidhja e çdo problemi qe lind gjaté procesit logjistik, si vonesat ose mallrat e dëmtuara.
- Mbajtja e të dhënave në sistemin Odoo dhe në bazat përkatëse te te dhenave.
- Permirësimi i vazhdueshëm i proceseve logjistike për rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove.
- Sigurimi i perputhshmërisë me rregulloret e brendshme të kopmanisë dhe standardet e sigurisë
- Ndërtimi dhe mirembajtja e marrëdhënieve me furnitorët dhe klientët, komunikimi efektiv dhe zgjidhja e problemeve.
- Kryerjen e detyrave te tjera te percaktuara nga eprori, sipas nevojave të kompanisë.
- Diplomë universitare në Logjistikë, Menaxhim Industrial, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në logjistikë ose menaxhim prokurimesh (minimumi 1 vit).
- Njohuri shumë te mira të paketës Office dhe sistemeve ERP (preferohet Odoo).
- Aftësi shumë të mira komunikimi, planifikimi dhe organizimi.
- Njohuri te gjuhes angleze - niveli i mesëm ose i avancuar.
- Ambient profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim.
- Paketë konkurruese financiare dhe benefite të tjera.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 10/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini "Specialist logjistike" në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e perzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durres.
Kandidati duhet te banojë në Durrës.
Apply