• Durres, shitet Vile 3+1+BLK Kati 0, 330 m² 1 Euro (Gjiri i Lalzit)

Durres
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
330 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 0
Zona/Rruga : Gjiri i Lalzit

Vilë në shitje në “Primavera Residences” Gjiri i Lalzit

Vila ka një sipërfaqe trualli prej 299 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi prej 330 m2 ku secili kat është 110 m2

Kati nëntokë i vilës organizohet nga një ambient ndenjie, ambient teknik, kantinë, lavateri dhe tualet

Kati përdhe organizohet në një ambient ndenjie dhe ngrenie, ambient gatimi, studio, tualet dhe verandë

Kati i parë organizohet nga tre dhoma gjumi, garderobë dhe tualet

Vila ndodhet në një zonë unike vetëm 250 m nga plazhi ranor i detit Adriatik dhe mes ajrit të pastër të pishave të gjelbëruara përreth saj.

Rezidenca “Primavera”, Gjiri i Lalzit, një ndër pozicionet gjeografike më të mira në gjithë detin Adriatik, me një distancë prej 40 minutash nga Tirana dhe 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe fare pranë Hotelit të njohur luksoz turistik “Elite Bay” pjesë e rezidences.

Kompleksi në të cilin ndodhet vila, është një rezidencë moderne e cila ofron hapësira të gjelbërta, plazh te dedikuar, infrastrukturë shumë të mirë, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, kënd lojrash për fëmijë, fushë sportive, mirëmbajtje dhe jetesë në komunitet. Një vend ideal për të jetuar shëndetshëm mes gjelberimit dhe ajrit të pastër dhe pranë freskisë së detit.

Disponon çertifikatë pronësie.

Cel. : +355696092993
 


Contact WhatsApp
Back
Top