Durres, shitet truall , 20.000 m² 1.600.000 €
- Durres
- Tipi
- truall
- Siperfaqja m²
- 20000 m²
- Cmimi Euro
- 1600000 €
Shitet ndërtesë + truall me vendndodhje në Fllakë, Durrës. Në një parcelë të gjelbëruar me sipërfaqe totale prej 20.000 m², e rrethuar dhe e pajisur me sistem vaditjeje dhe drenazhimi, ofrohet për shitje një pronë unike. Parcela është me përmasat 200 m x 100 m, e rrethuar në të gjithë perimetrin me shtylla betoni dhe rrjetë të përforcuar. Organizimi i godinës: • Strukturë 2-katëshe, me siperfaqe totale 353 m2 (kati 0 me sipërfaqe 145 m² dhe kati 1 me sipërfaqe 177 m²) • Kati përdhe është i projektuar për përpunimin dhe magazinimin e ullirit dhe vajit (por me mundësi për t’u tjetërësuar në funksion tjetër sipas rastit) • Kati i parë është projektuar për banim dhe përbëhet nga sallon i bollshem, 4 dhoma gjumi, 4 tualete dhe ballkon • Objekti është restauruar së fundmi • Termoizolim i dyfishtë, veshje kapot dhe grafiato në të gjithë sipërfaqen e jashtme si dhe izolim i ri i taracës Objekti Barbecue: • Sipërfaqe 50 m² • Fasadë xhami • E përshtatur me të githa pajisjet e përdorimit si: zgarë statike e instaluar me materiale tulle, furrë druri statike e ndërtuar me tullë, kuzhinë funksionale e pajisur me të gjitha mobiljet dhe aksesorët e nevojshëm Cilësime të tjera: • Pishinë private me sistem të plotë filtrimi dhe shkarkimi • Pemë frutore rreth 1,000 pemë ullinj të moshës rreth 10-vjeçare (ka filluar prodhimi i tyre), rreth 200 rrënjë vresht rrushi (400 m lineare) me strukturë të personalizuar në 3 kate, rreth 25 pemë lajthi, gjithashtu edhe pemë të tjera frutore si mollë, dardhë, shegë, ftonj dhe agrume të mbjella dhe të organizuara përreth objektit • Hapësirë rekreative me bar dekorativ dhe gardh mbrojtës • Sistem të rregullt vaditjës në të gjithë sipërfaqen • Sipërfaqe e bollshme për parkim • Pus uji, furnizim i rregullt me ujë të pijshëm dhe energji elektrike • Akses i lehtë nga rruga kryesore • Mundësi shumë e mirë investimi • E përshtatshme për agroturizëm, fermë etj. • Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor Për më shumë informacion, na kontaktoni.
Kontaktoni: +355692054834
Cel. : +355692054834
Kontaktoni: +355692054834
Cel. : +355692054834
Location information