• Durres, shes Vile 1+1 Kati 0, 178 m² 780.000 €

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
178 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 0
Cmimi Euro
780000
Në një nga resortet më të kërkuara të bregdetit shqiptar ofrohet për shitje kjo vilë e bashkangjitur, e pozicionuar në një zonë të qetë të kompleksit San Pietro Resort. Vila është e organizuar në dy kate dhe ofron një planimetri funksionale që garanton komoditet, privatësi dhe një stil jetese relaksues pranë detit.

Në katin përdhe ndodhet ambienti i bollshëm i ndenjes së bashku me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, ndërsa në katin e parë janë të organizuara dy dhomat e gjumit me dalje në verandë, duke krijuar hapësira të ndriçuara natyralisht dhe shumë komode për jetesë.

Detaje të pronës:
Sipërfaqe neto: 160 m²
Sipërfaqe bruto: 178 m²
Sipërfaqe ballkoni/verandë: 18 m²
Organizim në 2 kate

Resorti San Pietro Resort shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 350,000 m² dhe ofron rreth 1.5 km vijë bregdetare me plazh privat, hapësira të shumta të gjelbra dhe pisha të larta, duke krijuar një ambient ekskluziv dhe shumë të qetë për banorët.

Kjo pronë është një zgjedhje shumë e mirë si për banim familjar, shtëpi pushimi, ashtu edhe për investim, falë pozicionimit në një resort të konsoliduar dhe kërkesës së lartë për prona në zonën e Gjirit të Lalzit.

Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, më kontaktoni.

Cel. : 0698329326
 


WhatsApp
Location information
address
11 Autostrada Tr.-Dr., Durres, Shqiperi
Back
Top