• Durres, ofroj vend pune Specialist i Lartë i Shërbimit të Klientit, Dega Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
vetem me eksperience
Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke shpjeguar, këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proceson aplikimet per produktin e kërkuar;


Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Identifikon klientë potencialë dhe ekzistues dhe promovon shërbimet e institucionit duke siguruar një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
  • Siguron zbatimin e duhur të gjithë politikave dhe procedurave të lidhura me administrimin e kredisë dhe vecanërisht me disbursimin e kredisë;
  • Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar cdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe procedurave në fuqi;
  • Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë;
  • Arkivon dhe ruan dokumentacionin në degë sipas procedurave dhe politikave të arkivimit në fuqi;

Kërkesat për pozicionin:

  • Aftësi të shkëlqyera bindëse & influencuese;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi të zhvilluara të manaxhimit të të dhënave;
  • Aftësi të demostruara të manaxhimit me efektivitet të shumë prioriteteve njëherësh;
  • Diplomë universitare e preferueshme në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 30 Qershor 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top