• Durres, ofroj vend pune Menaxher/e marketingu

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

Menaxher/e marketingu

Detyrat​

  • Eshtë njohës shumë i mirë i Google Ads, e-mail marketing, optimizimit të buxheteve online dhe analizon rregullisht performancën në Website, IG, Fb, LinkedIn, YouTube dhe Google;
  • Punon çdo ditë për popullimin me material në të gjitha kanalet tona të komunikimit me tekst, video dhe imazhe, i mbështetur nga graphic designer;
  • Përcakton, planifikon dhe analizon investimet në kanale të ndryshme të marketingut;
  • Zhvillon planet e PR dhe bashkëpunimet me influencers apo marrdhëniet B2B me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe forcimin e brandit;
  • Eshtë përgjegjës për funksionimin e website të Abissnet, duke përfshirë optimizmin dhe performancën e lartë të webit, përditësimin e informacionit në web dhe mbajtjen e komunikimeve me partnerët e përfshirë në marrdhënie kontraktuale për këto shërbime;
  • Menaxhon shpërndarjen e përmbajtjes dhe mesazhet e brandit edhe në kanale OOH, kur është e nevojshme dhe ndjek ecurinë me të gjithë partnerët që bashkëpunojmë;
  • Ndjek dhe përditëson për çdo aktivitet të lidhur me departamentin dhe brandin.
  • Sillet në mënyrë proaktive për forcimin e brandit dhe jep ide të reja për të rifreskuar prezencën.
  • Përmirëson vazhdimisht metodat e punës brenda rolit dhe përgjegjësive;
  • Përpilon raporte javore për punën e kryer;

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ose të ngjashme;
  • Përvojë pune të demonstrueshme si Menaxher Marketingu Dixhital, minimalisht 3 vite;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri të mirë të tendencave të fundit në industri dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja dhe inovative në fushën e marketingut dhe reklamave;
  • Aftësi analitike të shkëlqyera dhe njohuri të përdorimit të mjeteve të specializuara për monitorimin e fushatave online;
  • Aftësi organizative dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të ndjeshëm ndaj afateve;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Excel;
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në hr@ixhem.com
adresa: Durres
 


Apply
Back
Top