• Durres, ofroj vend pune Menaxher/e Marketi në Spitallë

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIAMBE është rrjeti i marketeve nismetare të konceptit Discount në Shqipëri dhe duke filluar nga viti 2014 kur kemi hapur marketin e parë vazhdojmë të rritemi çdo vit.
Diambe shpk kërkon punonjës staf për marketin e ri që do të hapet në Spitallë, Durrës për pozicionet e mëposhtme:

Menaxher/e Marketi

Detyrat
• Eshte pergjegjes per udheheqjen e dyqanit ne menyre qe t’i arrije targetet e caktuara nga menaxhmenti i larte
• Mbikeqyr dhe vezhgon te gjitha aktivitetet ditore ne dyqan
• Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese te ndiqet me perpikmeri.
• Identifikon kerkesat aktuale dhe te ardhshme te konsumatoreve duke krijuar maredhenie me klientet potencial dhe aktual.
• Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kerkesat ligjore.
• Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan.
• Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Departamentet perkatese
• Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa per permiresimin e biznesit.
• Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe bene rregullisht regjistrimin e shitjeve dhe blerjeve per te pare nivelin e stokut.
• Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
• Ndjek rezultatet e punes dhe stafit ne dyqan duke i trajnuar, keshilluar, dhe disiplinuar punonjesit; planifikon, monitoron, vlereson rezultatet e punes.
• Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi.

Kualifikimet
• Arsim i Larte
• Komunikativ dhe aftesi nderpersonale
• Fleksibil ne pune
• Aftesi te shkelqyera ne zgjidhjen e problemeve
• Person energjik dhe dinamik
• I besueshem dhe vendim marres
• I afte te menaxhoj punen dhe kohen ne flukse.
• Njohuri te mira te paketes Microsoft (Word, Excel) etj
• Eksperienca ne fusha te ngjashme do te perbente avantazh.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne CV-te e tyre në adresën: info@diambe.com
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top