• Durres, ofroj vend pune Menaxher/e i Burimeve Njerëzore

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M shpk është një kompani lider në prodhimin dhe montimin e konstruksioneve parafabrikat në beton të armuar, duke shfrytëzuar plotësisht performancën e betonit përmes teknologjisë së paranderjes.
Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

Menaxher/e i Burimeve Njerëzore

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit;
  • Hartimi dhe zbatimi i politikave të Burimeve Njerëzore në përputhje me ligjin dhe strategjinë e kompanisë;
  • Zhvillimi i proceseve për vlerësimin e performancës dhe motivimin e punonjësve;
  • Mbështetja e drejtuesve të departamenteve në çështje të menaxhimit të stafit;
  • Administrimi i kontratave të punës, pushimeve, orarit të punës dhe çështjeve disiplinore;
  • Organizimi i trajnimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve të brendshme të stafit;
  • Sigurimi i një mjedisi pune të shëndetshëm dhe bashkëpunues.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë të paktën 3-vjeçare në pozicion të ngjashëm, përparësi në sektorin e ndërtimit;
  • Njohuri të mira të ligjit të punës në fuqi;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime;
  • Përdorimi i mirë i programeve kompjuterike
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Ne ofrojmë:
  • Një ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme;
  • Pagesë konkurruese dhe përfitime shtesë sipas performancës.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë.

Tel: 0676027568
e-mail: hr@ixhem.com
Vendndodhja qendrore: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
VENDNDODHJA E PUNES: DURRES
 


Apply WhatsApp
Back
Top