• Durres, ofroj vend pune MEKANIK

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.
I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

MEKANIK MJETESH

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike dhe elektronike të mjeteve.
  • Ndërrimi dhe rregullimi i pjesëve të dëmtuara ose të konsumuara.
  • Kontrollimi dhe sigurimi që të gjitha mjetet të jenë në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë.
  • Identifikimi i problemeve dhe rekomandimi i zgjidhjeve më të mira për riparim.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Eksperiencë e mëparshme si mekanik mjetesh.
  • Njohuri të mira mbi sistemet mekanike, hidraulike dhe elektronike të mjeteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Preferohet patentë e vlefshme për drejtimin e mjeteve (kategori B, C është avantazh).
Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagese.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0676027568
e-mail: hr@ixhem.com
facebook: ixhem parafabrikat
Insta: ixhemshpk_official

Vendndodhja qendrore: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.

VENDNDODHJA E PUNES: DURRES
 


Apply WhatsApp
Back
Top