• Durres, ofroj vend pune Kimiste Ushqimore

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania TEUTA DURRES, lider ne treg persa i përket produkteve nen markën Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium dhe prestigjoze si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Tedesco etj kerkon te punonjesoje:


KIMIST/E SPECIALIST PER PRODUKTET USHQIMORE


[h=2]Objektivat[/h]

  • Përcakton qëllimet, permirëson proceset e prodhimit dhe zgjidh problemet në bashkëpunim me menaxherët në të gjithë kompaninë;
  • Përkthen kërkesat e konsumatorëve dhe drejtuesve në strategji dhe procese të prodhimit, duke qenë në linjë me politikat e kompanisë dhe duke menaxhuar në mënyrë efektive prodhimin e produkteve;
  • Zhvillon plane, buxhete, politika dhe procedura të lidhura me të gjitha operacionet e prodhimit.
[h=2]Përgjegjësitë[/h]

  • Plan javor, mujor të prodhimit;
  • Rishikimi dhe përshtatja e planit të prodhimit sipas nevojave;
  • Kontrolli i orareve dhe frekuentimit të punonjësve në varësi;
  • Kontrolli i disiplinës dhe uniformave të punonjësve në varësi;
  • Sistemim të produkteve të përfunduara (mbas prodhimit) në mënyrë të rregullt në magazinë;
  • Kontrolli i cilësise i cili duhet të bëhet 3-4 herë në ditë me procesverbal;
  • Menaxhimi i lëndëve të para që nevojiten për prodhim (produkt, ambalazh etj.);
  • Normativat;
  • Recepturat e të gjitha produkteve (kur ka ndryshime duhet të merret firma tek drejtuesi përkatës);
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore në varësi;
  • Siguria ushqimore në çdo repart;
  • Kontrolli i rendimentit të çdo makinerie që të jenë me kapacitet të plotë.
[h=2]KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA[/h]
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Kimike;
Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale;
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi dy vite eksperiencë.

Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com deri në datën 15.11.2020.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


 


Apply
Back
Top