• Durres, ofroj vend pune KERKOHET FINANCIER(E) ME EKSPERIENCE

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkohet një Financier(e) me eksperiencë të paktën 5 vjeçare, përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar të përshtatshëm si dhe regjistrimin e të dhënave financiare në sistemin kontabël të shoqërisë (Financa 5) duke përdorur informacion nga faturat,arka, statement bankar etj duke përfshirë : Regjistrimin e veprimeve me bankën dhe arkën; Përgatitjen e listë pagesave; Monitorimi i klientëve dhe furnitorëve; Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me mardhëniet me shtetin; Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me marrëdhenien e shoqërisë me organet tatimore dhe instanca të tjera shtetërore;

Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtarinë financiare të shoqërisë;

Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek ortaket;

Gjithashtu përgatit pasqyrat financiare të shoqerisë si dhe raporton periodikisht tek ortaket e Shoqerisë.



Kriteret e nevojshme:

Diplomë në degën Financë/ Kontabilitet ose fusha të ngjashme

Më shumë se 5 vjet eksperiencë në Financë/ Kontabilitet.

Njohje shumë e mirë e politikave financiare dhe fiskale.

Te jetë i familjarizuar me Standartet Kombetare te Kontabilitetit

Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze

Përbëjnë avantazh njohja e sistemit Financa 5 dhe kualifikime lidhur me sektorin e prodhimit dhe të distribucionit.

Aftësi për të punuar në grup.

Shenim: Ky përshkrim nuk është gjithpërfshirës. Punëmarresi mund të kryeje dhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
 
Back
Top