• Durres, ofroj vend pune Inxhinier Materialesh / Kimist Laboratori

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Industriale
  2. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

Inxhinier Materialesh / Kimist Laboratori

Detyrat kryesore:

  • Mbikëqyrja e procesit të përpunimit të betonit dhe materialeve ndërtimore.
  • Kryerja e testimeve të betonit dhe materialeve sipas standardeve kombëtare dhe europiane.
  • Kontrolli i cilësisë së lëndëve të para dhe produkteve të gatshme.
  • Hartimi i raporteve teknike dhe analizimi i rezultateve laboratorike.
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për optimizimin e recetave të betonit dhe përdorimin e aditivëve.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Ndërtimi ose Kimi Industriale.
  • Njohuri të mira mbi teknologjinë e betonit, materialeve ndërtimore dhe aditivëve.
  • Eksperienca në laborator materiale ose ndërtimi është avantazh.
  • Aftësi analitike dhe përgatitje dokumentacioni teknik.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur procedurat standarde.
Çfarë ofrojmë:
  • Mundësi për zhvillim professional.
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik.
  • Pagesë konkurruese në bazë të aftësive dhe përvojës.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë.

Tel: 0676027568 e-mail: hr@ixhem.com

VENDNDODHJA E PUNES: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
 


Apply WhatsApp
Back
Top