Durres, ofroj vend pune Ekspert Fiskal
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Eksperti Fiskal, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e çështjeve fiskale dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor në fuqi. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të thelluara në fushën e fiskalitetit dhe aftësi të forta analitike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 14/01/2026 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Ekspert Fiskal” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon procesin fiskal dhe siguron përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, duke ndjekur dhe zbatuar ndryshimet ligjore/procedurat e brendshme.
- Përgatit, kontrollon dhe dorëzon deklarimet tatimore në afat (TVSH, Tatim Fitimi, TAP, paga/sigurime, tatime lokale), si dhe ndjek rimbursimin e TVSH-së kur aplikohet.
- Kontrollon faturimin dhe dokumentacionin fiskal (shitje/blerje), administron librat/regjistrat dhe siguron arkivim të rregullt dhe të organizuar.
- Rakordon detyrimet tatimore me kontabilitetin dhe harton raporte periodike/analiza për drejtuesit, duke propozuar përmirësime procesesh dhe masa për uljen e rreziqeve fiskale.
- Koordinon komunikimin me administratën tatimore dhe audituesit, përgatit dokumentacionin mbështetës dhe mbështet kompaninë gjatë kontrolleve/inspektimeve deri në mbyllje.
- Këshillon departamentet e tjera për trajtimin fiskal të transaksioneve, kontratave dhe rasteve specifike.
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë pune në fushën fiskale.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar
- Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
- Njohuri të programeve financiare/kontabël (avantazh)
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese financiare.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al deri më datë 14/01/2026 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Ekspert Fiskal” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.
Apply