• Durres, ofroj vend pune Ekonomist/e - Financier/e

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kantina Skënderbeu është një nga kompanite ikonike shqiptare në industrinë e verës dhe pijeve. Me mbi 90 vite histori, investime në teknologji moderne dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë, ne ofrojmë një ambient profesional ku çdo punonjës ka mundësinë të zhvillohet dhe të kontribuojë në suksesin e një prej markave më prestigjioze shqiptare.

Ekonomist/e - Financier/e​


PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
  • Analizon të dhënat financiare për të identifikuar gjëndjen financiare të kompanisë.
  • Asiston në punët e përditshme të departamentit të Financës.
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare.
  • Regjistron veprimet e magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve.
  • Përgjegjës për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave.
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proçeseve me distributorët & palët e treta për çështjet financiare të shoqërisë.
  • Zhvillon kontroll të faturave të shitjes, regjistrimin e produkteve, nxjerrjen e kostove dhe rakordimin me klientët.
  • Bashkëpunon me Menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si dhe rekomandimeve.
  • Analizon likuiditetin si dhe kontrollon kostot me qëllim që të orientojë Drejtuesit e shoqërisë.
  • Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e përfitimeve për stafin.
KËRKESAT E PROFILIT:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Financë/Kontabilitet.
  • Përdorues shumë i/e mirë i/e paketës MS Office dhe Programeve financiare si Financa 5 dhe Alpha.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në pozicione te ngjashme.
  • Të jetë i/e komunikueshëm, të dije të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira analitike.
  • I/E aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë.
email: info@kantinaskenderbeu.al
tel:+355682091886
 


Apply WhatsApp
Back
Top