Durres, ofroj vend pune Ekonimist/e
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Euro Comfort, kompani lider në fushën e tregtimit të sistemeve të kondicionimit, realizimin e projekteve të ndryshme,
sistemet inteligjente për godina shërbimesh e banesash, etj.
Pjesë e Fujitsu-s, një prej kompanive më të mëdha të kesaj industrie në Botë.
Financier/e do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit,
kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj deri me datë 31/03/2023 ne adresën e e-mail: eurokomfortshpk@gmail.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Cel. : +355 68 20 27 057
sistemet inteligjente për godina shërbimesh e banesash, etj.
Pjesë e Fujitsu-s, një prej kompanive më të mëdha të kesaj industrie në Botë.
Ekonimist/e
Përshkrim i Përgjithshëm:Financier/e do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit,
kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
- Realizon përgatitjen e saktë e të gjitha faturave të shitjeve të produkteve ose shërbimeve.
- Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
- Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
- Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit te kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
- Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
- Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
- Propozon procedura të reja ose përmirësime të procedurave ekzistuese që lidhen me Financën.
- Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
- Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
- Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Përgjegjësi.
- Mban marrëdeniet me furnitorët dhe klientët
- Të ketë Diplomë Universitare Ekonomike
- Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike të programeve financiare, veçanërisht te programit SoftExpres.
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
- Përbëjne avantazh kandidatë me eksperiencë pune në fushën e industrise.
- Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
- Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
- Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program procesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
- Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
- Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
- Vëmendje shumë e mirë ndaj detajeve.
- Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
- Preferohet të banojë në zonën e Durresit.
- Preferohen persona që kanë synim një marrëdhënie pune afatgjatë!
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj deri me datë 31/03/2023 ne adresën e e-mail: eurokomfortshpk@gmail.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Cel. : +355 68 20 27 057
Apply WhatsApp