• Durres, ofroj vend pune asistente/sekretare

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi i Pozitës:

Kompania Coffee Partner po kërkon një asistente/sekretare të motivuar dhe të organizuar për të mbështetur ekipin tonë në përditshmërinë e punës. Kandidatja ideale duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, si dhe të jetë në gjendje të menaxhojë kohën dhe detyrat.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të mirëpresë dhe drejtojë vizitorët.
  • Të mbajë kontakte telefonike me klientët dhe të menaxhojë email-et.
  • Të organizojë takime dhe të menaxhojë kalendarin e ekipit
  • Të kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve
  • Të vendosë në dispozicion të punonjësve të departamenteve dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim.
  • Të protokollojë dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas procedurës
  • Të mbajë arkivën dhe dokumentacionin e nevojshëm
  • Të organizojë kontratat/dokumentet origjinale dhe t’i vendosë në dosje sipas natyrës së tyre
  • Të menaxhojë kohën e saj në mënyrë efektive për të përmbushur afatet dhe për të dhënë përparësi detyrave
Kualifikimet:
  • Diplomë në fushën e administratës, menaxhimit ose një fushë të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office, etj.)
  • Njohese e gjuhes angleze dhe italiane.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në grup.
Cel. : 069 60 60 131
 


WhatsApp
Back
Top