• Durres, ofroj vend pune Asistente Projekt menaxhere

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
  2. turqisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Asistent/e Projekt Menaxher ne Durres

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Pergjigjet para Projekt Menaxherit dhe e Informon per cdo komunikim me zyrat qendrore;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe kerkesat e Projekt Menaxherit.
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve,
  • Siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
  • Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike;
  • Trajton çështjet në mënyrë proaktive dhe ndjek detyrat deri në përfundimin e suksesshëm sipas afateve të përcaktuara;
  • Të përgatisë me kohë proçesverbalet e çdo takimi të realizuar;
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Perben perparesi te jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ose ne Profil tjeter Inxhinierik
  • Të përdorë programet e nevojshme kompjuterike
  • Të ketë aftësi shumë të mira, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Perben perparesi te kete njohuri dhe te kete zhvilluar pune te ngjashme me pare.
Kriter : Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe gjuhen turke ne te shkruar dhe ne te folur , sidomos mbi termat teknik.

Shenime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.


*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top