• Durres, ofroj Shërbime Ligjore të specializuara në fushën Penale - Avokat Dorian Beqiri

Durres
Studio Ligjore e “Avokat Dorian Beqiri” ofron shërbime të specializuara dhe përfaqësim profesional në të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën penale, duke garantuar mbrojtje efektive të të drejtave dhe lirive të individit, në përputhje me parimet e procesit të rregullt ligjor.

Veprimtaria përfshin përfaqësimin juridik në çdo fazë të procedimit penal, duke nisur nga momenti i fillimit të ndjekjes penale, hetimi paraprak dhe shqyrtimi gjyqësor, deri në fazën e ekzekutimit të vendimit dhe procedurat pasgjyqësore.


Fushat kryesore të shërbimit përfshijnë:
  • Mbrojtje ligjore për persona nën hetim ose të pandehur për vepra penale të natyrave të ndryshme;
  • Këshillim juridik penal për individë dhe subjekte juridike në çështje që lidhen me përgjegjësinë penale;
  • Hartim dhe paraqitje të kërkesave procedurale dhe mjeteve juridike të ankimit;
  • Përfaqësim në çështje me karakter penal ndërkombëtar, përfshirë bashkëpunimin juridik ndërkufitar dhe procedurat e ekstradimit;
  • Asistencë dhe përfaqësim të personave të privuar nga liria në procedura që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;
  • Përfaqësim të palëve të dëmtuara dhe viktimave të veprës penale në kuadër të procedimit penal.

Pse të na zgjidhni për çështjet penale?

✔️ Eksperiencë reale në mbrojtjen e çështjeve të ndërlikuara penale.
✔️ Strategji mbrojtjeje të ndërtuara me kujdes dhe analiza ligjore të detajuara.
✔️ Konfidencialitet dhe respekt maksimal për klientin.
✔️ Disponueshmëri e menjëhershme për raste urgjente, ndalim apo arrest.
✔️ Qasje etike dhe profesionale, në përputhje me standardet më të larta të profesionit.


🌍 Ofrojme shërbime edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

📞 Për konsultë të personalizuar, kontaktoni në TEL/Whatsapp: +355684791546

📍 Adresa: Lagjia 2, Rruga Sefer Efendiu, Pas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Durrës.


Cel. : +355684791546
 


WhatsApp
Back
Top